Gazetari investigativeKërko në arkiv
Viti 1 · Nr. 12

I funditMirela Kumbaro, urdhër punonjesve që të mos e tepërojnë me makiazhin dhe veshjen: Fikni telefonat, kur takoheni me mua

Aktualitet

Atentati në Gjirokastër, autorët ndoqën “Çilon” për 3 km, eksplozivin e aktivizuan me telekomandë

Atentati në Gjirokastër, autorët ndoqën “Çilon” për 3 km, eksplozivin e aktivizuan me telekomandë

Nga Redaksia ·

Atentati në Gjirokastër, autorët ndoqën “Çilon” për 3 km, eksplozivin e aktivizuan me telekomandë

Të tjera detaje zbulohen në lidhje me atentatin me eksploziv që tronditi mbrëmjen e djeshme Gjirokastrën, ku Beqir Devolli humbi jetën në spital, teksa i plagosur mbeti Erigers Mela.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetaren e Top Channel, Entjola Budo se shpërthimi ka ndodhur me telekomandë dhe se personi që e aktivizoi, e ndiqte viktimën në distancë që nga Viroi, pra për gati 3 km, deri në vendin e shpërthimit.

Viktima, i njohur si “Çilo”, piu kafen me shokun e tij dhe më pas hipi në makinë, ku edhe ndodhi shpërthimi.

Viktima kërcënohej me telefonata, së bashku me pasagjerin Erigers Mela, të cilit iu dogj mjeti vitin e kaluar në formë paralajmërimi. “Çilo” ka qenë me “arrest shtëpie” për dy vjet në Tiranë.

Shpërthimi përpara policisë ishte i mirëmenduar, pasi autorët prisnin që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin lëndën shpërthyese.

Pista e hetimit dyshohet se lidhet edhe me një lidhje të mundshme me Artan Myrtajn, i cili u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë.